Cavani: Suarez dëshiron të transferohet te Reali

Sulmuesi Edinson Cavani gjatë një interviste ka thënë se Luis Suarez por pret për një lëvizje te Real Madridi dhe nuk ishte i interesuar për një kalim te Arsenali. Suarez u kthye të luajë për Liverpoolin fundjavën e kaluar dhe shënoi dy herë kundër Sunderland në ndeshjen e tij të parë të Premier League pas kafshimit të mbrojtësit Branislav Ivanovic, duke u pezulluar për 10 ndeshje.Sulmuesi uruguajan ka qenë i lidhur vazhdimisht këtë verë më një largim të mundshëm te Arsenali, ku topçinjtë bënë gati edhe 41 milion paund, por klubi refuzoi ta shesë. Shoku i tij në kombëtaren e Uruguaijt, Edison Cavani, gjatë një interviste për “Daily Mail” ka rrëfyer se Suarez ëndërron një kalim te Reali."Kjo nuk është befasi për mua që Luis pas rikthimit ka shënuar menjëherë. Ai është sulmuesi më i kompletuar në Angli dhe një ndër më të mirët në botë. Aftësia dhe vetëbesimi nuk është çështje për të, ai do të shënojë shumë gola këtë sezon dhe unë jam i sigurt. Unë jam i sigurt se tifozët e Liverpoolit janë shumë të lumtur që Luis Suarez qëndroi".Më pas sulmuesi i PSG foli dhe për dëshirat e Suarez."Arsenali nuk është ëndrra e tij. Mendoj se Reali është skuadra që ai pret të transferohet. Në qoftë se do të kishte qenë ekipi spanjoll, ai që do ta kërkonte gjatë verës rezultati do të kishte qenë ndryshe".Pas blerjes së Garet Bejl për 86 milion paund, Reali duket i gatshëm të paguaj ëedhe 55 milion paund për të bërë të tijin Suarezin.Real mund të vendosë që të mos ta blejnë uellsjanin nëse kthehet ë formë Benzema, ndërsa Liverpool mund të vendos ta shesë nëse deri në janar do të jetë në luftën për titull. Nëse ky transferim nuk realizohet për në Madrid, Arsenali është sërish i gatshëm të fus hundët dhe të marr një tjetër lojtar klasi si Ozil.