Moyes: Unë jam njeriu i duhur për United
David Mojes ka insistuar përsëri se është njeriu i duhur për ta udhëhequr Mancester Junajtid drejt sukseseve, edhe pse klubi në fjalë ka shënuar fillimin e vet më të keq të një sezoni në 24 vjet.Kampionët e Anglisë në fuqi kanë humbur tre nga gjashtë ndeshjet e para të Premier Ligës nën drejtimin e skocezit dhe aktualisht mbajnë vendin e 12 në renditje, me vetëm shtatë pikë. Por ish tekniku i Evertonit, i cili pasoi mbretërimin 26-vjeçar të Sir Alex Fergusonit në qershor, ka besim në aftësitë e tij dhe të skuadrës, se shumë shpejt do të ngjiten lart në klasifikim."Unë jam i sigurt se jam zgjedhur si njeriu i duhur për të bërë punë te Junajtid. Më kanë vendosur në këtë post si njeriun e duhur dhe Sir Alex ishte pjesë e atij procesi përzgjedhjeje. Në skuadër kemi me të vërtetë lojtarë të mirë. Ata e dinë se kanë vendosur standarde të larta gjatë viteve, prej të cilave s'duhet të lëvizim. Së bashku do të punojmë për të marrë pozicionin që i takon një skuadre si Mancester Junajtid"u shpreh ai.Sa për sfidën ndaj Sunderland, Moyes pret një ndeshje të ashpër. Rivalët e djajve të kuq janë nën drejtimin e një tekniku të përkohshëm Kevin Ball i cili ka zëvendësuar Paolo Di Kanion. Sezonin e kaluar tekniku i tanishëm i United drejtonte Evertonin, ku u thye që në sfidën e parë të Di Kanios me Sunderlandin."Di Canio sapo kishte marrë drejtimin e skuadrës dhe ne e humbëm atë ndeshje. Ishte një ndër ndeshjet e vetme që humba në sfidat e fundit me Evvertonin. Ne do të shkojmë atje me një trajner për tu ndeshur me një trajner të ri Kavin Ball. Ai ka shumë përvojë dhe e njeh mjaft mirë klubin dhe lojtarët. Ata kanë luajtur mjaft mirë në dy sfidat e fundit dhe ai besoj se do ta fitojë atë vend" tha Moyes.