Mazzarri: Mund ta mposhtim Romën

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Romës ka paralajmëruar një ekip sulmues, duke thënë se nuk i ka frikë asnjë ekipi dhe se skuadra e tij është në gjendje ta mposhtë Romën. Ai konfirmoi edhe mungesat e Jonathan dhe Campagnaros për këtë sfidë. Roma ka formë të mirë në vendin e parë me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje dhe Mazzarri thotë se ekipi i tij është në gjendje ta mposhtë ekipin verdhkuq edhe pse ato janë në formë të jashtzakonshme."Ata kanë demostruar se kanë krijuar shumë, dhe kanë shënuar po ashtu shuëm gola, si dhe kanë pësuar pak. Nëse shikojmë numrat ato kanë bërë edhe më mirë se ne. Ato kanë shënuar një gol më shumë se ne dhe kanë pësuar 2 gola më pak. Të parët janë ato, ndërsa ne jemi pas tyre. Pavarsisht kësaj jam i bindur se nesër do të jetë një sfidë e mrekulleshme nga pikëpamja e spektaklit” tha ai.Trajneri i Interit onfirmoi se në formacion do të ketë mungesa."Campagnaro nuk është i gatshëm, ai ka qenë prej më të mirëve deri tani, por as ai dhe as Jonathan nuk do të luajnë. Sa i përket Guarinit ai duhet të jetë më konstant në paraqitjet e tij dhe duhet të mos lëshojë veten shpejt, ka cilësi dhe po punon shumë".Në fund ai e ka cilësuar si një sidë prove për lojtarët e tij."Interi, përveç faktit se ka një ekip të ri, ka sulmin e dytë më të mirë dhe kjo tregon se po luajmë futboll sulmues. Ky do të jetë një test tjetër, një hap që do të tregojë se jemi edhe më konkurrues. Ne kemi arritur të konkurrojmë me të gjithë deri tani dhe ne mund të luajmë mirë edhe ndaj Romës".Ai mohoi zërat për kontakte me drejtuesit e Romës, pasi la stolin e Napolit. Interi pret Romën sonte në mbrëmje në Giuseppe Meazza në derbin kryesor të kësaj jave në Serie A.