Giggs: Fajtorë janë vetë lojtarët

Ryan Giggs ka dalë kundër skuadrës së tij duke thënë se janë vetë lojtarët e Manchester United për t'u fajësuar për fillimin e dobët të klubit në sezonin e ri, por shpreson se gjërat do të kthehen në këmbë të mbarë. Kampionët e Premier Ligws aktualisht qëndrojnë në vendin e 12-të të tabelës me shtatë pikë nga gjashtë ndeshjet e para. Por Giggs, është optimist se gjërat do të ndryshojnë."Nuk ishte fillimi më i mirë i sezonit, por gjëja e mirë për këtë është se ne kemi shumë kohë për t'i rregulluar gjërat. Nuk mund të marr përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur. Ne thjesht nuk kemi luajtur aq mirë sa mundemi si individë dhe si ekip. Rezultatet kanë treguar se ne nuk kemi luajtur aq mirë sa mundemi. Por ne e dimë se kualiteti i dhomës së veshjeve është i lartë".Uellsjani me hyrjen e tij në fushë në ndeshjen "djajtë e kuq" e ndaj Shakhtarit, ka thyer rekordin e Ligës së Kampionëve me më shumë paraqitje. Giggs tani ka bërë 145 ndeshje duke kaluar legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales i cili kishte 144. Madje pas takimit, Giggs nuk e kishte idenë që kishte arritur këtë rekord."Është një kompeticioni i mrekullueshëm. Kam qenë me fat që e kam fituar këtë trofe. Kam parë shumë futbollist që të shkëlqejnë si Raul. Ai është i mrekullueshëm dhe e ka fituar këtë trofe magjik tre herë. Nëse e kaloj do të jetë një sukses i madh për mua"Pas Giggs me 145 ndeshje dhe Raul me 144, në Ligën e Kampionëve, vijnë Paolo Maldini me 140.Në fund ai bën edhe një premtim. "Ne jemi kampionë, e kemi treguar këtë vitin e kaluar dhe do ta tregojmë sërish"