Tevez: Tek Juventus ndihem si në familjen time
Megjithse e ka veshur pak herë bluzën me numrin 10-të, Carlos Tevez menjeherë ka hyrë në historinë Juventusit. Duket se Zonja e vjetër është skuadra që i riktheu buzëqeshjen Tevezit, i cili ka gjetur një vend titullari te bardhezinjte por mbi të gjitha i ka siguruar Kontes një sulmues të jashtëzakonshëm. Argjentinasi krejt ndryshe nga më parë ndan një mendim ndryshe lidhur me futbollin në Itali."Luaj me shumë pasion, njëlloj sukur isha fëmijë në lagjen time, pa menduar shumë për fanelën që mbaj me numrin 10. Mendoja se në Itali nuk vrapohej dhe futbolli ishte i ngadaltë por nuk është aspak kështu sepse këtu luhet futbolli më i vështirë nga të gjitha ato kampionate që kam provuar. Këtu trajnerët kujdesen shumë për detajet, punohet shumë në aspektin fizik dhe taktik"Numri 10 mbi shpatulla është një trashëgimi që duhet respektuar sepse më parë e kanë mbajtur edhe Platini, Baggio e Del Piero, por Tevez thekson se nuk i peshon aspak."Nuk mund të mendoj për historinë kur luaj sepse do ta fusja veten në telashe, prandaj luaj sikur jam në lagjen time. Ambjenti juventin të jep përshtypjen e një familjeje të madhe. Kam marrëdhënie shumë të mirë ame të gjithë shokët e ekipit, tifozët drejtuesit dhe të gjithë punojnë në harmoni. Kjo është një skuadër e madhe që rritet cdo ditë e më shumë"Kohë më parë, argjentinasi u shpreh se do të tërhiqej në moshën 28-vjeçare. Tashmë ai është 29 vjec dhe jo vetëm që nuk mendoin për largimin por mendon të jap sa më shumë në fushën e lojës, ku në shumë ndeshje e mbyll si më i miri në fushë. Argjentinasi ka sjell në Torino shumë klas dhe cilësi, tashmë ngelet të shohim edhe shumë gola.