Europa League, barazon Lazio, fiton Totenham

Europa League mbrëmë ka luajtur ndeshjet e dyta të fazë së grupeve. Disa nga ekipet e mëdha i fituan ndeshjet e radhës në grupe dhe bënë një hap përpara drejt kualifikimit të tyre në fazën tjetër. E vetmi ekip që nuk mundi dje të fitonte në transfertë ishte Lacio, e cila barazoi me shumë vështirësi ndaj Trabzonsporit në Turqi.Pjesa e parë u mbyll me fitoren e turqve 3-1, por italianët barazuan në dhjetë minutat e fundit në 3-3. Heroi i Petkoviç ishte Flokari që shënoi dopiet dhe shpëtoi skuadrën e tij nga humbja. Ndërkohë Fiorentina arriti të marr 3 pikë të vështira ndaj Dniepros duke e mundur 1-2.Një fitore të bukur arriti dje Valencia në transfertën e vështirë ruse ndaj Krasnodarit. Alkaçer dhe Feduli shënuan në 15 minutat e fundit dy golat për spanjollët, duke i dhënë ekipit të tyre një qetësi fitore e kualifikimi për më tej. Totenhemi ishte gjithashtu një nga skuadrat e mëdha që fitoi dje në Europa League. Anglezët i bënë mirë detyrat e tyre në transfertën e vështirë ruse ndaj Anzhi Makaçkalës, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Lioni zhgënjeu sërish duke barazuar 1-1 në fushën e saj me Viktoria de Guimares.Sevilja arriti një fitore të bukur ndaj Freiburgut 2-0 dhe duke bërë një hap të madh përpara. Rapidi i Vjenës kishte rastin mbrëmë të fiksonte një fi9tore në fushën e tij, por ndaj Dinamos së Kievit nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2. Po n ë grupin G, Genku mundi Thunin me rezultatin 2-1.Në grupin L, Makabi Haifa barazoi në transfertë 2-2 ndaj Shakhtar Karagandit, skuadër që eliminoi Skënderbeun nga Champions në turin e tretë paraeliminator. Në të njëjtin grup, AZ Aikmar barazoi 1-1 me Paokun e Selanikut. Ndeshjet e treta në fazën e grupeve të Europa League do të luhen pas dy javësh. Ndeshjet e ardhshme e kompeticionit në këtë fazë do të jetë vendimtare për disa skuadra.Një tjetër fitore u jep automatikisht kualifikimin, por në këtë fazë ka dhe surpriza, pasi ka shumë skuadra në garë. Totenhemi, Fiorentina dhe Valencia mbeten skuadrat favorite të kë tij edicioni për të shkuar më tej në fazën kualifikuese direkte të 1/16 e finaleve.