Ibra do takoj fansin e tij, djaloshi me luçemi do plotësoj dëshirën e fundit

Një ndër futbollistët më të mëdhenj në botë, Zlatan Ibrahimovic, në fushën e gjelbër mund të duket arrogant, megjithatë, ai ka dëshmuar humanizmin e tij ndaj një djaloshi nga Bosnja i cili po vdes nga leuçemia.Sulmuesi boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimoviç, ka pranuar ti plotësojë dëshirën e fundit djaloshit Hajrudin Kamenjas, që sipas mjekëve ka edhe një muaj jetë. Ditë më pare ai kishte thënë se dëshira e tij e fundit në këtë botë ishte takimi me bomberin e Paris Saint Germain.Nëna e tij Amela Kamenjas u ka thënë gazetave suedezë se dëshiron që djali i saj të vdesë në shtëpi, por jo pa i plotësuar dëshirën e fundit. Ajo ka rrëfyer se djaloshi e quan "Ibrakadabra", dhe sheh gjithmonë në internet videot e tij.Ngjarja e Hajrudinit ka zënë vend nëpër gazetat më prestigjioze, në Bosnje, Kroaci, Francë, Itali dhe Suedi ndërsa dëshira e tij e fundit më në fund ka arritur edhe te Ibra përmes organizatës humanitare, "Light of Tomorrow".  Ibrahimoviç shënoi dy gola në fitoren e djeshme në Champions League përballë Benfikës, ndërsa zbulohet se menjëherë pas ndeshjes ai ka fluturuar për në Sarajevë, për të takuar Hajrudinin.