Mesfusha e Arsenalit po mahnit Evropën

Arsenali këtë sezon po përjeton një moment magjik që na rikthen edhe njëherë në mendje Arsenalin e kohë së Pires, Henry dhe Denis Bergamp. Paraqitjet fantastike nga Mesut Ozil dhe Mathieu Flamini janë një prej arsyeve kryesore që Arsenali ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon. Ata së bashku me mesfushorët e tjerë janë 'shpirti' i ekipit.Ky është Arsenali i ri, me futbollistë që formojnë një grup të shkëlqyeshëm dhe që deri më tani ka shfaqur paraqitje pozitive në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve. Në mesfushën e Arsenalit ka klas garanci, si dhe kërcënim për skuadrave të tjera të mëdha kontinentale përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munichun, Manchester Unitedin dhe Chelseas.Në vetëm tre paraqitje në ligë, Mesut Ozil ka krijuar më tepër raste se cilido futbollist tjetër i Arsenalit në këtë edicion. Ozil ka krijuar 17 raste për gjigantin londinez. Kurse, përveç "bukurisë" në lojën e mesfushorit gjerman, një tjetër futbollist i ardhur gjatë verës - në fakt i rikthyer në klub - Mathieu Flamini është dalluar me paraqitje fantastike këtë sezon. Francezi është futbollisti me pasimet më të sakta në çerekun e tretë të fushës, 91.43%. Me Ozilin dhe Flaminin, Arsenali ka realizuar 2.4 gola për ndeshje deri më tani këtë edicion. Pa ta, skuadra kishte realizuar mesatarisht 1.8.Ozil, Flamini, Aaron Ramsey, Mikel Arteta, Toams Rosicky dhe Jack Ëilshere formojnë një mesfushë fantastike që shumë skuadra tjera mund ta kenë zili.