Ramos: Të fokusohemi në La Liga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 16:06
Sergio Ramos thotë se Real Madridi tani duhet të fokusohet në La Liga, pasi shënoi fitore bindëse në udhëtim ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.Ramos po ashtu ka thënë se zënka e tij publike me trajnerin tashmë është zgjidhur dhe me rëndësi tani janë fitoret e skuadrës.“Rasti i Mourinhos ka mbaruar, dhe unë jam i kënaqur me fitoren në Ligën e Kampionëve, që është më e mira për skuadrën”.“Ishte një fitore e rëndësishme kundër një skuadre të komplikuar, por tani ne duhet të fokusohemi në La Liga”.“Clasico po afrohet dhe është gjithmonë ndeshje e veçantë. Ne duhet të vazhdojë këtë seri të mirë dhe të nxjerrim më shumë pikë në ligë”, ka thënë Ramos.