Ja super-shtëpia e Lionel Messit
Ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi ka nisur punën për ndërtimin e një super-shtëpie, e denjë për të dhe familjen tij, e cila do të quhet "shtëpia e futbollit".Sipas asaj që shkruan portali argjentinas "ciudad.com.ar", sulmuesi i Barçës dëshiron të ketë një shtëpi ideale për partneren e tij Antonella Roccuzzo dhe djalin Thiago në një prej lagjeve më të famshme të Katalunjës, Pedralbes.
Argjentinasi dëshiron që të vazhdojë të jetojë në Spanjë ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e arkitektit të famshëm spanjoll Luis de Garrido, i cili do të jetë edhe dizenjuesi i shtëpisë së re.Kujtojmë që arkitekti në fjalë është edhe dizenjuesi i shtëpisë së top-modeles së famshme Naomi Campbell.Nëse e sheh nga ajri projekti i shtëpisë ngjan me një fushë futbolli ndaj dhe do të pagëzohet me emrin "shtëpia e futbollit"