Europa League: Luhen sfidat e dyta në grupe
Liga e Evropës do të rikthehet sonte me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Evropë, do të sjellë edhe disa sfida interesante.Dnipro-Fiorentina, është një nga ndeshjet kryesore të sfidave të dyta. Të dy skuadrat e kanë nisur me fitore këtë sezon ndaj pritet edhe një ndeshje e bukur. Fiorentina i ka bërë një nisje të mbarë këtij sezoni në Serinë A, ndërsa e shikon edhe aventurën në Europa Ligë si të rëndësishme.Ndërkohë, një sfidë interesante e pret edhe Lazion e Lorik Canës, e cila do të luajë në transfertë ndaj Trabzonsporit të Turqisë. "Lacialët" llogaritën favorit në letër, megjithëse, ekipi turk nuk dorëzohet lehtë, veçmas para fansave të tyre. Trabzosporti e cila eleminoi Kukësin, ka marr 3 pikë në takimin e parë ashtu si skuadra italiane dhe pritet që stadium i saj të ndizet.Freiburgu, skuadër në të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi pritet të ketë një duel të vështirë në përballjen me Sevillën e Spanjës.Paoku i Ergys Kaçes do të ketë një ndeshje të vështirë në fushën e AZ Alkmar. Ndërsa një sfidë e bukur pitet në grupin K, ku do të ndeshen mes tyre Anzhi dhe Toteham.