Fiton PSG, ndalet United
Paris Saint Germain është konfirmuar në vendin e parë të Grupit C, pas fitores bindëse ndaj Benficas me rezultat 3-0.Parizienët shënuan vetëm pas 5 minutash me gjigandin suedez, Zlatan Ibrahimovic. Pas një harkimi në zonë ishte Marquinhos ai që shënoi edhe golin e dytë dhe të qetësisë për parizienët. Në minutën e 30-të Ibrahimovic shënoi edhe golin e dytë pas një goditje me kokë. Me këtë gol ekipi francez i mbyll llogaritë e ndeshjes duke marr 3 pikë të plota dhe shumë të rëndësishme në synimet e saj për të dal në krye të këtij grupi. Fitore bindëse arriti edhe Olympiakos në transfertë te Anderlechti me të njëjtën rezultat 3-0 , ku Mitroglou shënoi një tre golësh.Manchester Unitedi ka barazuar në transfertën e vështirë në “Donbass Arena” ku është përballë me Shakhtar Donetskin. Ndeshja e vlefshme për Grupin A përfundoi me rezultat 1-1. Për Manchester Unitedin shënoi Danny Welbeck në minutën e 18-të, ndërsa Tayson e barazoi rezultatin në minutën e 76-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayer Leverkusen ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1.Golat për Bayer Leverkusen u shënuan nga Simon Rolfes (45') dhe Jens Hegeler (90') ndërsa për Sociedadin shënoi Carlos Vela (52'). Pas ndeshjeve të dyta, Manchester Unitedi dhe Shakhtar Donetsku kanë nga katër pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni vetëm tre pikë.