Super Bajern shkatërron Sitin

Bajerni i Munihut nuk di të ndalet as këtë sezon në Evropë. Bavarezët kanë mposhtur Mançester Sitin me shifrat 3-1, duke marrë kryesimin e grupit D.Ekipi Peb Guardiolës është pretendenti kryesor për të fituar Champions League të këtij edicioni. Që në fillim Bajerni sulmoi me forca të shumta dhe duke aplikuar sistemin e lojës "tiki-taka" e futi në zonën e tij Mançester Sitin dhe nuk i la asnjë hapësirë veprimi për më shumë se 75 minuta lojë. Riberi tregoi klasin e tij në minutën e 7-të, që goditi nga një pozicion diagonal nga krahu i djathtë dhe e gjeti të papërgatitur Portierin Hart.Ky gol e shokoi Mançesterin që nuk mundi të gjejë ritmin e kërkuar, teksa Muller, Kros, Riberi e Roben mund të kishin shënuar më tepër gola gjatë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës Bajerni e nisi me furi të madhe dhe në minutën e 56-të këmbëngulja i shpërblehet Tomas Mullerit, që duke gjetur të çoroditur mbrojtësit shfrytëzon një pasim të gjatë të Alabës e pasi kontrollon bukur topin shënon golin e dytë. Tre minuta më vonë është radha e Arien Roben të tregojë klasin e tij duke shënuar një supergol. Më pas vjen radha e Negredos që shënon golin për Sitin dhe i jep kurajë skuadrës së Pelegrinit. Një shtyllë e David Silvës nga goditja e dënimit e trondit portierin Nojer dhe presioni në zonën e Bajernit është i madh.Në  fund Boateng del me karton të kuq pas faullit si lojtar i fundit por Siti s'arrin të shënojë. Gjithsesi, minutat shtesë ekipi i Guardiolës i menaxhoi qetësisht, duke marrë një fitore spektakolare dhe një trepikësh që i jep kryesimin e grupit me 6 pikë. Po në këtë grup, CSKA e Moskës fiton me Viktoria Plzen 3-2 dhe futet në garë.