Largimi i Ferguson shtyu rinovimin e Januzajt

Agjenti i anësorit të Manchester United, Adnan Januzaj, ka zbuluar se bisedimet për një kontratë të re kanë ndryshuar pas largimit të Sir Alex Ferguson. 18-vjeçari ka impresionuar në fillim të sezonit për Djajtë, duke bërë dy paraqitje në Ligën Premier dhe atë me një kontratë modeste që mbaron në vitin 2015.Bisedimet për rinovim u bllokuan pas largimit të skocezit legjendar dhe përfaqësuesi i Januzajt, Dirk de Vriese, është i gatshëm të ri-hapë negociatat, edhe pse thotë se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e klientit të tij."Unë nuk dua të them se cilat ekipe janë të interesuara për të, por mund të them se ka interesim nga shumë klube të mëdha evropiane. Largimi i Sir Alex Ferguson ndikoi në bllokimin e negociatave. Ne i jemi kthyer telefonatave dhe të shohim se si do të shkojë. Familja e Adnanit më ka dhënë leje që të komunikoj. Fakti që vetëm unë jam i përfshirë në proçes, nuk do të ketë keqkuptime në media", është shprehur De Vriese për Daily Mail.De Vriese konfirmoi edhe interesimin e disa kombëtareve për shërbimet e tij, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, por agjenti thotë se babai do të vendosë për të ardhmen e Januzajt dhe se në cilën kombëtare ai do të luajë."Babai i Januzajt ka qenë gjithmonë i qartë për të ardhmen e tij. Ai duhet të ketë pozicion startues në ndonjë klub dhe më pas mund të vendosë se për cilin vend do të luajë. Ka pasur shumë fakse dhe e-maila nga shtete të ndryshme për shërbimet e tij. Në Shqipëri madje janë organizuar emisione të tëra për ta bindur që të zgjedhë kombëtaren e tyre", përfundoi De Vriese.