Reali nuk gabon, Juve ndalet sërish

Reali i Madridit ashtu siç pritej nuk ka pasur shumën probleme për të marrë 3 pikë të tjera në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, duke mposhtur Kopenhagenin 4-0.Në ndeshjen e tij të 100-të në garat evropiane, Cristiano Ronaldo arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 21-të pas një krosimi të Marselos. Në pjesën e dytë, CR7e dyfishoi epërsinë përsëri me kokë, falë një super-asisti të Di Marias në minutën e 65-të. Pas një kundërsulmi të vendasve, argjentinasi Angel Di Maria mori një top nga Karim Benzema dhe shënoi golin e dytë për skuadrën e  tij. 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe golin e dytë personal në fund të ndeshjes në minutën e parë shtesë.Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Juventusi ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Galatasarayt përpara tifozëve të vet. Bardhezinjtë zhvilluan një lojë të mirë por nuk arritën e të krijojnë shumë raste në portën kundërshtare. Skuadra e Gallatasarait u mbyll e gjitha në gjysmëfushën e saj, duke treguar stilin italian të Mançinit. Në minutën e 36-të, Leonardo Bonuci i dhuroi një top Drogbas, që përballë Bufon e ka të lehtë të bëjë atë që e bën më së miri, duke shënuar golin e avantazhit. Skuadra e  Kontes shokohet nga ky gol dhe deri në fundin e pjesës së parë nuk arrin të bëjë asgjë.Bianconerët arritën ta barazojnë rezultatin në pjesën e dytë pas një penaltie të shkaktuar nga Amrabat pas ndërhyrjes në Quagliarellan. Arturo Vidal u tregua i saktë nga pika e bardhë (78'). Me fillimin e pjesës së dytë Juventuasi hynë në fushë me synimin vetëm për të shënuar, dhe ja arrinë duke shënuar nga pika e bardhë me Arturo Vidal që e dërgon topin në një anë dhe portierin në anën tjetër.Ndërkohë në fundin e ndeshjes, pas një krosimi magjik të Pirlos, Fabio Kualjarela shënon golin e avantazhit. Por zhurma e tifozëve vendas u hesht menjëherë nga Umut Bulut pas një gabimi në vendosje të bardhezinjve. Pas dy ndeshjesh, Real Madridi ka gjashtë pikë, ndërsa Juventusi ka dy pikë në vend të dytë.