Komisioni i FIFA shpall kandidatët për "Topin e Artë 2013"
Komisioni i Futbollit të FIFA-s është mbledhur dje në Zurich, duke e zyrtarizuar listën e parë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë 2013, e cila do të bëhet zyrtare vetëm më 29 tetor.Tre finalistët më pas do të zgjidhen nga FIFA dhe France Football më 2 Dhjetor, para se të zgjidhet fituesi më 13 Janar të vitit 2014. Në këtë listë të parë të madhe, gjenden disa lojtarë të Barcelonës si Leo Messi (fitues aktual), Neymar, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Gerard Pique, Dani Alves, Javier Mascherano, Xav Hernandez e Jordi Alba.Në listë do të jenë edhe lojtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe ish lojtari Mesut Özil. Ndër rivalët e fortë janë edhe futbollistët e Bayern Munichut, përfshirë këtu Franck Ribery, Arjen Robben e Philipp Lahm, plus ylli i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.Për ta fituar këtë çmim prestigjioz në luftë do të jenë edhe Yaya Toure nga Manchester City e Didier Drogba nga Galatasaray. Sa u përket trajnerëve, Jupp Heynckes është favorit pasi i fitoi tre trofetë më të rëndësishëm me Bayern Munichun.