Xavi, mesfushori më i mirë i dekadës
Trajneri i Rusisë, Fabio Capello, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke e quajtur atë mesfushorin më të mirë të dhjetë viteve të fundit. Spanjolli 33-vjeçar, i cili ka debutuar me fanellën blaugrane në sezonin 1998/1999 dhe ka bërë mbi 650 paraqitje zyrtare, ka fituar 22 trofe me klubin duke përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.Ai ishte po ashtu pjesa kryesore e përfaqësueses së Spanjës në triumfet në dy kampionatet e fundit evropiane (Euro 2008 dhe Euro 2012) dhe atë Botëror (KB 2010)."Xavi është mesfushori më i mirë i dekadës së fundit. Për mua në Botë nuk ka një të dytë si Xavi Hernandez. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Lojtarët të nivelit të tij janë të rrallë".Ai ka folur edhe për ish-klubin e tij, Real Madrid, duke e konsideruar favorit për të fituar Ligën e Kampionëve. Capello ka thënë se Carlo Ancelottit i nevojitet pak kohë, por e njëjta gjë u duhet edhe lojtarëve që të përshtaten me stilin e tij. Ai gjithashtu i kritikoi madrilenët dhe teknikun italian në veçanti për lënien në stol të Kasijasit."Si Lopez gjithashtu dhe Iker janë të dy portierë shumë të mëdhenjë dhe besoj se Casillas nuk do të ketë probleme për ti grumbulluar në Botëror. Megjithatë mua më duket e papërshtatshme që njëri të luajë në Champions e tjetri në La Liga. Nuk mund t'i ndryshosh portierët në këtë mënyrë, sikur të jeni mesfushorë. Është një pozicion shumë delikat. Megjithatë unë besoj se Ancelotti ka nevojë për kohë, sepse lojtarët po përballen me një ndryshim në lojë dhe gjërat e mira nuk bëhen brenda ditës. Unë besoj se Reali mbetet favorit për fitimin e titullit kampion".