Pellegrini: Dua fitore ndaj Bayernit

Në prag të përballjes së sotme ndaj Bayernit të Mynihut, trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, tha se ai e di filozofinë e lojës së Pep Guardiolës.Pellegrini kishte rivalizuar ish-trajnerin e Barcelonës me tre skuadra, sa ishte trajner i Vilarealit, Real Madridit dhe më pas Malagas, dhe është i bindur se spanjolli vazhdon të njëjtin sistem loje edhe në Gjermani. Ai beson se skuadra e tij mund të dal me pikë të plota për të ruajtur ecurin pozitive."Pres gjithmonë një përgjigje të madhe nga futbollistët e mi. Ne e kemi nisur shumë mirë këtë edicion të Championsit, ndaj është shumë e rëndësishme për ne që të ruajmë vazhdimësinë. Në shtëpinë tonë përballë kundërshtarit më të fortë në grup do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nga të gjithë futbollistët dhe unë jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë të mirë."Më pasi ai foli dhe për kundërshtarin duke e vlerësuar si shumë të vështirë."Është shumë vështirë për momentin të përmirësohesh me Bayern pasi ata fituan tre ndeshjet e fundit, por ai do ta gjejë mënyrën pasi ai është një menaxher shumë i mire. Ai e di mënyrën se si ne luajmë ndaj do të provojë gjëra të reja. Por edhe ne i dimë diçka rreth Guardiolas. Unë kam jetuar në Spanjë për nëntë vite, andaj e di saktësisht mënyrën se si luan"