Ancelotti kërkon reagim nga lojtarët
Pakënaqësia e tifozëve të Real Madridit e ka motivuar trajnerin Carlo Ancelotti të rezultojë i suksesshëm në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Copenhagenit. Los Blancos pësuan humbjen e parë në derbin madrilen nga Atletico Madridi pas shumë vitesh (1999) edhe atë në Santiago Bernabeu, ndërsa kjo ka nxitur reagime të shumta të tifozëve, disa madje kërkuan rikthimin e Jose Mourinhos."Skuadra nuk luan mirë sa duhet, sepse kemi bërë shumë ndryshime, por jam i sigurt se do të përmirësohemi. Të humbësh një derbi nuk është gjë e mirë, duhet të reagojmë sa më shpejt duke luajtur mirë dhe duke fituar. Kam shumë besim te ekipi im dhe jam i sigurt se do të kundërpërgjigjemi që në këtë ndeshje"Ai tha se skuadra e tij do të kërkoj reagimin në një ndeshje që është ndryshe nga La Liga."Kam besim te të gjithë lojtarët. Është skuadra më e fortë që kam drejtuar ndonjëherë. Jam shumë i qetë. Kam shumë besim te të gjithë lojtarët do të reagojmë mirë. Do të luajmë në Champions, dhe do të jetë nëj ndeshje që do të thotë thotë shumë, do na jap mundësinë për të ndryshuar lojën tonë"Tekniku Italian foli dhe për kundërshtarin e mbrëmjes së sotme. "Copenhagen prej disa kohësh ka të njëjtin sistem loje dhe të njëjtin trajner. E dimë që në kampionatin danez nuk po ecin mirë, por arritën të marrin një barazim me Juventusin, prandaj duhet të bëjmë kujdes. Kam besim te lojtarët dhe pres reagim pas humbjes në derbi. Eshtë vetëm çështje kohe ndryshimi në karakterin e skuadrës".