Arsenali mposht Napolin, Baloteli shpëton Milanin
Champions League luajti mbrëmë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha. Takimi më i fortë i mbrëmjes mes Arsenalit dhe Napolit në grupin F, ku londinezët fituan pastër 2-0 dhe marrin kryesimin e këtij grupi me gjashtë pikë të plota. Edhe pse u mendua se klubi italian do t'i shkaktonte probleme ekipit të Arsene Wenger, vendasit ishin të pandalshëm në pjesën e parë në Emirates. Pas një harkimi të Aaron Ramseyt, Mesut Ozil shënoi golin e parë me fanellën e Arsenalit në minutën 8-të. Mesfushori gjerman ishte arkitekt edhe i golit të dytë, të cilin e realizoi Olivier Giroud në minutën e 15-të. Në fraksionin e dytë të lojës, e kërkuan me ngulm golin por nuk arritën ta gjejnë deri në fund.Napolitanët nuk mundën as në minutat e fundit të përmirësonte diçka më shumë në sulm, pavarësisht se trajneri Benitez i bëri të gjitha zëvendësimet e mundshme. Po në këtë grup, Borusia e Dortmundit fitoi me lehtësi dhe thellë ndaj Marsejës me rezultatin 3-0, me dy gola të Levandovskit dhe një gol të Rojs. Grupin e udhëheq Arsenali me gjashtë pikë, ndjekur nga Napoli e Dortmund me nga 3 pikë, kurse Marseja ka zero pikë.Në grupin E, Çelsi u rikthye në rrugën e fitoreve duke kaluar në Londër Bazelin, duke mundur mbrëmë në Bukuresht Steaun me shifrat 4-0, ndërsa Bazeli humbi në fushën e tij përballë Shalke 0-1. Blutë nuk i dhanë asnjë shans Steaua Bucurestit duke e mposhtur me rezultat 4-0.Ramires e zhbllokoi takimin pas një asisiti nga Eto'o në minutën e 20-të, ndërsa pa u mbyllur pjesa e parë Daniel Georgievski shënoi autogol në minutën 44-të. Braziliani Ramires shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 55-të. Në përfundim të ndeshjes Kapiteni Frank Lampard vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi 4-0. Ndërsa në takimin tjetërgolin e fitores e shënoi talenti, Julian Draksler. Grupin e kryeson Shalke me katër pikë.Në grupin G, surprizën e bëri Atletiko i Madridi t që fitoi në transfertë ndaj Portos 2-1, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë të portugezëve. Me këtë fitore madrilenët shkojnë në gjashtë pikë, ndërkohë që Zenit nuk mundi të përfitojë përballë Austrisë së Vjenës dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0.Në grupin H që luajnë dhe klubet e mëdha, Barcelona bëri detyrën në Skoci duke fituar me Sëlltik 1-0 dhe duke marrë kryesimin e grupit. Golin për katalanasit e shënoi Cesk Fabregas. Kurse Milani zhgënjeu dhe një herë tjetër në Champions, ku përballë Ajaksit nuk mundi të fitonte e madje me shumë vështirësi barazoi në minutat e fundit me anë të Balotelit që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Golat u shënuan në sekondat e fundit të ndeshjes për të dyja skuadrat. Fillimisht shënoi Densuil në minutën e 90-të, duke çuar në fest fansat e Ajaksit, por në minutën e tretë shtesë, Baloteli nga pika e bardhë barazoi shifrat, duke i dhënë Milanit një pikë të çmuar. Barça udhëheq grupin me 6 pikë, ndërsa Milani mban vendin e dytë me katër pikë. Sidoqoftë, grupi mbetet i hapur për kualifikim.