Reali mbretëror ndaj Ajaxit

Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Holandë ndaj Ajaxit, për të marrë kryesimin e Grupit D, pasi nga ana tjetër Manchester City barazoi në minutat e fundit ndaj Dortmundit.Real Madridi e filloi takimin me dominim dhe presion, por pa realizuar gol. Ndeshjen e zhbllokoi Cristiano Ronaldo (42’) me një goditje elegante nga afërsia.Në pjesën e dytë Kaka u shfaq në skenë me një asistim për Benzeman (48’), i cili realizoi për 2-0. Moisander (56’) hapi sfidën kur realizoi për 2-1.Mirëpo dilemën e këtij takimi e përfundoi Cristiano Ronaldo me dy golat e tij (79’) dhe (81’) duke kompletuar hettrikun e tij për rezultatin përfundimtar 4-1.Në ndeshjen tjetër futbolldashësit kanë mundur të kënaqen vërtet. Dortmundi e demoloi me lojë totalisht Manchester Cityn me shumë raste për të shënuar dhe dy shtylla në pjesën e parë.Në pjesën e dytë Dortmundi e gjeti golin me anë të Marco Reus (62’), por përkundër golit të epërsisë gjermanët dominuan dhe ishte Joe Hart ai që parandaloi disfatën e hershme të Cityt.Në minutën e fundit pas një prekje me dorë në zonë, City fitoi një penalti të cilën në mënyrë të akullt e realizoi Mario Balotelli, të cilit nuk i pengoi presioni i portierit kundërshtar.Ndeshja më e mirë e këtij sezoni mbaroi në fund pa fitues.Reali e kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe dy fitore pas dy ndeshjeve, ndërsa Dortmundi është në vendin e dytë me katër pikë. City ka vetëm një pikë.