Galatasaray zyrtarizon Mancinin, flet tekniku

Klubi turk, Galatasaray, ka konfirmuar se Roberto Mancini ka zënë postin e trajnerit. Strategu italian merr timonin e gjigandit turk, pasi drejtuesit e shkarkuan Fatih Terimin për shkak një mosmarrëveshjeje rreth kontratës së tij.Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt udhëtoi në Stamboll të dielën për të biseduar me zyrtarët e klubit, ndërsa dje ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare."Jam shumë i lumtur që kam ardhur te një klub i madh si Galatasaray" ka theksuar ai.Më pas ai sqaroi arsyet se pse zgjodhi Galltasarain për të vazhduar aventurën e tij si teknik. "Sepse mendoj se do të jetë një sfidë shumë e bukur, e vaçantë, është një klub i madh dhe mendoj se është zgjedhja e duhur"Ish-tekniku i Sitit dhe i Interit në të kaluarën në ndeshjen e parë zyrtare me ekipin turk do të ndeshet pikërisht me skuadrën më të fortë italiane, Juventusin."Do të jetë një ndeshje e bukur. Një sfidë shumë e rëndësishme. Unë sapo kam mbërritur do jetë pak e vështirë por edhe për këtë do të jetë një sfidë e bukur"Paga fillestare e Mancinit është 4.5 milionë euro për sezon, ndërsa në rast se fiton kampionatin turk apo triumfon në Evropë, ajo do të ngritet deri në tetë milionë euro.