Derbi i Londrës nuk ka fitues

Derbi i Londrës midis Totenhemit dhe Çelsit është mbyllur në paqe në një barazim 1-1. Atmosfera në Londër ishte fantastike ku të gjithë prisnin përballjen e Mourinhos me nxënësin e tij, Andres Villas Boas. Në fillim lojtarët e Vilas Boasit dhuruan spektakël me aksionet e tyre. I gjithë spektakli do të shpërblehej edhe me një gol. Sigurdson do të arrinte që t'i jepte avantazhin Totenhemit.Sulmi u nis nga Erikseni, i cili pasoi te Soldado që më një asist të lehtë do ta çonte topin në këmbët e Sigurdson që do ta kishte tepër të lehtë për ta dërguar në portë. Më pas do të ishte radha e Çelsit që do të hidhej në sulm. Me aksione nga të dyja krahët do të niste edhe pjesa e dytë që do të kishte një temp dhe më të lartë për shkak se Çelsi kërkonte shmangien e humbjes, ndërsa Totenhemi kërkonte golin e sigurisë. Kur kishin mbetur vetëm 25 minuta nga fundi i ndeshjes erdhi dhe goli i barazimit.Pas një topi që vjen nga krosi, Xheson Terri do të përfitonte duke dalë fitimtar mbi mbrojtësit e Totenhem dhe do ta çonte topin mbrapa shpinës së Lorisit. Kjo i çoi shifrat në rezultatin 1 me 1. Në minuta e fundit Çelsi detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas daljes së Torresit me të kuq, por që nuk ndikoi në fatin e ndeshjes. Qershia mbi tortë ishte dhe takimi midis Vilas Boasit dhe Murinjos që vendosën t'i jepnin dorën njëri-tjetrit pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë pasur midis tyre.