Teuta merr kryesimin, Skënderbeun fiton sërish

Teuta është e pandalshme në këtë fillim sezoni në Superligë. Djemtë e detit arritën këtë fundjavë një fitore të pastër në shifrat 2-0 ndaj Tiranës duke fundosur akoma më shumë kryeqytetasit. Skuadra e Gugash Maganit nuk mundi të zhbllokojë rezultatin në 45 minutat e para.Në fraksioni e dytë të lojës, portugezi Semdo i Tiranës dhe Xhafa shpërdoruan raste të pastra në 45 minutat e para. Në fraksionin e dytë të lojës, djemtë e detit zhbllokojnë rezultatin me Xhafën në minutën e 68-të të takimit. Çyrpja që dhuroi asistin për sulmuesin e Teutës fitoi pak më pas edhe një 11 metërsh që u shëndrrua në gol nga Mancaku. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Superligës ditën e dielë, Skëndërbeu ka fituar me të njëjtën rezultat 2-0 me Lushnjen.Kampionët e Shqipërisë morën një tjetër 3 pikësh që i çon në kuotën e 9 pikëve, dy pikë më pak se Teuta. Korçarët kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 17-të me një penallti të ekzekutuar nga kapiteni Shkëmbi. Miqtë mundohen të reagojnë por nuk gjejnë dot rrugën e rrjetës.Pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë për skuadrën e Mirel Josës që shënon edhe golin e dytë me bomberin Pero Pejic që i vetëm përballë portierit nuk di të gabojë. Ujqërit e dëborës në shkallët e stadiumit tashmë e ndjekin pjesën e mbetur të ndeshjes qetësisht. Debutuesit e Lushnjës nuk mundën të lënë asnjë gjurmë por gjithsesi paraqitja e tyre ishte dinjitoze.