Atletiko "gjunjëzon" Realin dhe nuk i ndahet Barçes
Atletico Madridi ka arritur të mposht Real Madridin, pas shumë vitesh në derbin madrilen në La Liga, në "Santiago Bernabeu".Miqtë arritën një fitore minimale 1-0 me anë të bomberit, Diego Kosta. Tekniku i Realit, Karlo Ançelot,i e nisi ndeshjen pa Bejl dhe pa Marselon, ndërsa nga minuta e parë luajti edhe Illaramendi. Pas vetëm 11 minutash lojë tribunat e "Santiago Bernabeut" vishen nga një heshtje e madhe, ndërsa ata që bëjnë festë janë tifozët e Los Kolconeros, që pas 24 vitesh të përgjumur në tribunat e impiantit merengues, më në fund u dëgjohet zëri.Reali kërkon të reagojë, por nuk ka shumë forcë për të vënë poshtë një kundërshtar dukshëm më lartë fizikisht. Anceloti para ndeshjes kishte deklaruar se Reali në ndryshim nga kushërinjtë kryeqytetas, ka më shumë cilësi te individët e tij, por këtë herë yjet, ata të fushës, nuk shkëlqejnë në "Santiago Bernabeu".Ronaldo nuk driblon dot në mbrojtjen kundërshtare, ndërsa Izko dhe Benzema thuajse nuk janë në fushë. I vetmi në formë duket Diego Lopez, që bën gjithçka për të mos lejuar golin e dytë, aq sa përfundon duke u konfliktuar me Diego Costën.Në startin e pjesës së dytë, Ancelotti shton peshën e milionave në fushë, kur hedh dhe Gareth Bale, por sërish është Atletico që ka rastet më të mira, me Diego Lopezin që duhet të bëjë sërish shpëtimtarin. Koha tani lëviz për Atleticon ndërsa fati luan për Realin, pasi Koke gjen në rrugën e tij traversën. Suksesi është i tëri për ekipin e Simones që tashmë e sheh veten me 21 pikë të grumbulluara në vendin e dytë.