Barcelona dhe Messi vazhdojnë rekordet

Barcelona vazhdon të dominojë duke arritur fitoren e shtatë rradhazi këtë sezon, duke mos pësuar asnjë humbje.Barcelona fitoi me rezultatin 2-0 ndaj  Almerias. Mjaftuan 20 minuta që Barcelona të gjente rrugën e rrjetës me anë të Mesit. Për argjentinasin ka qenë goli i 324- t në 388 ndeshje, duke kaluar kështu edhe kuotën e Raulit (323). Tani Mesi është lojtari që ka shënuar gola më shumë se çdo lojtar i Realit të Madridit. Ndërkohë mediat spanjolle njoftojnë se ai ka pësuar një dëmtimi të ngjashëm me atë të pësuar në Champions sezonin e shkuar ndaj PSG. Rekord arriti edhe Tata Martino që bëhët tekniku i parë që ka fituar 7 ndeshje radhazi në javët e para duke kaluar edhe Pep Guardiolën.Katalanasit e kontrollojnë pa shumë probleme ritmin, madje në fraksionin e dytë arrijnë të gjejnë dhe golin e dytë me brazilianin Adriano në të 56-tën, që shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të Fabregas.Edhe pse Barcelona vazhdon serinë e fitoreve, në kampin blaugrana jo gjithçka shkon mirë. Në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Almerias, portieri Viktor Valdes dhe mesfushori Ksavi, janë parë duke debatuar e sulmuar verbalisht njëri-tjetrin. Sipas mediave, të dy e kanë fyer njëri-tjetrin, por asnjë prej tyre nuk e pranon. Ndërkohë, Valdes ka pasur edhe një përplasje me mbrojtësin Pike, të cilit i tregoi gishtin e mesit. Skuadra e Martinos provoi të gjejë dhe golin e tretë por nuk ja del dot mbanë në minutat e mbetura dhe gjithçka mbyllet 2-0 për katalanasit.Barcelona me këtë fitore ruan kreun e renditjes së bashku me Atletikon e Madridit me pikë të plota, 21.