Cerezo: Falcao sulmuesi më i mirë në botë

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se Radamel Falcao, është sulmuesi më i mirë në futboll.Cerezo është i fundit në listën e personaliteteve të futbollit që lavdërojnë 26-vjeçarin, pasi ai ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje në ligë, ndërsa është treguar vendimtar për suksesin e skuadrës në Evropë sezonin e kaluar.“Garantoj se Falcao është më i miri në botë. E them këtë duke iu referuar evidencave”.“Nuk do ta shkëmbeja atë për Messin ose Ronaldon. Shumë dëshirojnë t`i kenë shërbimet e tij, por ai luan për Atleticon, diçka që na bën të kënaqur”, ka thënë Cerezo për AS.