Bayerni ende nuk ka arritur asgjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 15:45
Philipp Lahm ua ka bërë të qartë bashkëlojtarëve të tij se Bayern Munichu nuk ka arritur akoma asgjë, prandaj duhet ta përqëndrohen edhe më tej tek loja.Bavarezët e kanë filluar në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri duke i fituar të gjitha ndeshjet zyrtare.“Nuk kemi arritur ende asgjë dhe mund të luajmë më mirë sesa luajtëm në fundjavë (ndaj Werderit)”.“Kjo ndeshje (ndaj BATE Borisov) do të jetë një sfidë e vështirë si mysafir, por ne duhet të bazohemi në atë çfarë kemi bërë deri më tani këtë sezon”, ka thënë gjermani për faqen zyrtare të Bayernit.