Skuadrat e dinë si luan Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të angazhohet më shumë për të siguruar fitore, pasi kundërshtarët kanë filluar të përdorin taktika për t`iu kundërvënë stilit të lojës së katalunasve.“Mund ta kuptoni se asgjë nuk është e lehtë. Nganjëherë i nënvlerësojmë ekipet e tjera, por ne e pamë se sa e mirë ishte Sevilla”.“Ne jemi gjithmonë skuadra që duhet mposhtur dhe po bëhet jashtëzakonisht vështirë, sepse skuadrat tjera e dinë si luajmë”, ka theksuar trajneri blaugran.Sot, Barcelona do të ndeshet me Benfican për të zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.