Villas Boas i shpall luftë Chelseat
Trajneri i Totenham, Villas Boas i shpall luftë Chelseat kërkon që skuadra e tij të përfitojë nga starti i ngadaltë i kundërshtarëve dhe ndez sfidën derbi kundër Chelseat ku tashmë ligjin e bën ish profesori i tij, Jose Mourinho.Villas-Boas thekson se sfida e së shtunës do të jetë mjaft e vështirë, ndërsa në aspektin e tij personal, përballja me Mourinhon është shumë domethënëse. Ai flet gjithashtu edhe për situatën delikate që po kalon Juan Mata në radhët e bluve."Nuk është vendimi im për ta lënë jashtë skuadrës. Në të shkuarën kam pasur një bashkëpunim të frytshëm me të. Është një lojtar shumë i talentuar dhe kam besim se do ta kalojë sa më shpejt situatën delikate që po kalon. Ndeshja me Chelsean është shumë e rëndësishme për atë që përfaqësojnë këto dy skuadra dhe mendoj se unë dhe Mourinho do të mbetemi në plan të dytë".Ai beson se këtë sezon, lufta në Premier League për titullin kampion do të jetë shumë e ashpër dhe beson se Tottenham do të qëndrojë në garë deri në momentin e fundit."Besoj se jemi në rrugë të mbarë pasi nuk ka asnjë ekip të shkëputur. Mendoj gjithashtu se do të jetë sezoni më i luftuar i viteve të fundit dhe kjo na favorizon. Ne do të luftojmë që të marrim maksimumin nga çdo ndeshje".Andre Villas-Boas dhe Jose Mourinho kanë punuar bashkë në stolin e Portos dhe te Interit ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë pasi zëvendësi i tij u emërua trajner i dragonjve të Portugalisë.Në fund trajneri i Totenham, Villas Boas, zhvendos të gjithë vëmendjen në lidhje më nje refuzm të PSG."Në verë isha pranë PSG-së, por nuk e pranova ofertën për të vazhduar punën në Paris. Desha të vijoj atë që kam nisur me "Spurs"-at. Marrëdhëniet me presidentin e e "Les Parisiens" janë të mira, flas me të çdo ditë, sepse kemi punuar së bashku në "Al-Jazeera". Zgjodha të qëndroj në krye të Totenham, për të përmbushur për herë të parë dy vjet në të njëjtin klub"