Riberi: Ta harrojmë tripletën, kemi sfida të reja përpara
Mesfushori i Bajernit të Mynihut. Frenk Riberi ka pranuar se tripleta e Bajernit të Mynihut në sezonin e shkuar ka shtuar presionin mbi skuadrën, për të fituar më shumë medalje këtë sezon. Bavarezët u bënë ekipi i parë gjerman në histori që fitoi Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe "DFB-Pokal" në sezonin e kaluar"Fakti që ne fituam gjithçka në sezonin e kaluar na e shton më shumë presionin. Ai ishte një sukses historik për klubin tonë. Ne kemi pritur kaq shumë kohë për t'i fituar tre trofe në një sezon, kështu që ky moment do të mbetet si kulm i karrierës së secilit prej nesh në tërë jetën"Më pas Lojtari më i mirë i shpallur nga Uefa në sezonin e fundit, ka insistuar se duhet ta lënë mënjanë suksesin e trefishtë dhe të përqendrohen te sfidat e reja në këtë sezon."Për të përsëritur tripletën duhet të jemi në gjendje ta harrojmë atë që ndodhi sezonin e kaluar, ta vëmë mënjanë. Ne duhet të kthehemi në punë, të fokusuar më shumë se kurrë, gjithmonë me vullnet të hekurt për të fituar. Por, ajo që është më e rëndësishmja, të gëzojmë duke luajtur së bashku. Kjo është vendimtare. Deri tani kemi punuar shumë për të luajtur si një ekip. Kjo është ajo që ne bëmë edhe sezonin e kaluar. Duhet të mbajmë këtë unitet dhe të luajmë së bashku, sepse kështu nuk do të kemi asnjë problem"Bajerni aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e Bundesligës, të së shtunës, kundër Volfsburgut. Bavarezët gjenden në vendin e parë së bashku me Borusian e Dortmund, me nga 16 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje