Marotta siguron: Nuk ka asnjë "çështje" Pirlo

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka qetësuar tifozët bardhezinjë duke hedhur poshtë zërat se ekziston një çështje rreth Pirlos. Ndryshe nga sa thuhet në media, Marotta është i qetë dhe nuk ka asnjë problem me mesfushorin e kombëtares, i cili nuk e ka rinovuar ende kontratën.Fillimisht, ai ka sqaron momentin e daljes së lojtarit nga fusha në ndeshjen kundër Veronas, ku ai preferoi të shkonte në dhomat e zhveshjes duke mos e ndjekur takimin nga pankina."Nuk ka asnjë çështje Pirlo. Trajneri Conte ka vendosur pikat mbi "i" për disa probleme, në mënyrë që të evitohen interpretimet e ndryshme. Në fund të fundit, Pirlo nuk ka bërë asnjë të jashtëzakonshme"Ai foli edhe për kontratën e fantazistit, e cila përfundon në fund ët sezonit."Jemi ende ne bisedme. Kemi nisur tratativat por ende ka kohe për këtë gjë. Me Pirlon kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është i qetë dhe ne kemi respekt të madh për të. Gjithsesi, është vetë Pirlo që do të na tregojë se çfarë dëshiron të bëjë"Zërat për ftohjen e palëve kanë nisur prej kohësh pasi lojtari nuk e ka më të sigurt vendin në formacionin e Contes pasi në garë për dy vendet e lira të mesfushës janë edhe Vidal, Pogba e Marchisio. Në ndeshjen e fundit ndaj Kievos, Pirlo u aktivizua sërish nga minuta e parë duke shuar polemikat që qarkulluan ditët e fundit në media.