Superliga, Teuta-Tirana kryesfida e javës së 5-të

Nesër do të startojë java e pestë Kategorisë Superiore, ku padyshim ka duele interesante që do të jenë edhe vendimtare për këtë sezon. Kalendari ka vënë përballë skuadrat pretendente, por edhe ato që rrezikojnë. Natyrisht nuk mund të flitet për rrezik rënie që në këtë periudhë, por formula e kampionatit është e tillë që skuadrat e vendeve të para pretendojnë titullin, ndërsa ato të vendeve të fundit rrezikojnë rënien. Në ndeshjet e kësaj jave mund të kuptojmë se cilat janë skuadrat ë do të shkëputen me fitoren e tyre dhe do të quhen pretendente, e kush nuk do të mundet dhe do të vazhdojë të notojë në ujrat e mbijetesës.Nesër, ndeshja më e rëndësishme është Partizani-Flamurtari që luhet në kryeqytet. Të kuqtë do të tentojnë suksesin e parë në shtëpi dhe përballe do të kenë një skuadër që nuk i ka bërë një nisje të mirë sezonit për shkak edhe të largimit të disa titullarëve. Vlonjatët nuk do ët vijnë në Tiranë vetëm për një shëtitje por do të kërkojnë fitore pasi gjendjen vetëm me 3 pikë ne vendin e  para fundit të tabelës.  Kastrioti do të pres Kukësin në Krujë në një takim që premton spektakël. Verilindorët e Cungut nuk kanë më kohe të humbasin poikë pasi nuk I kanë bërë një nisje të mirë Kampionatit. Nga pretendente në mesin e tabelës është diçka e rëndë dhe për investimet e presidnetit Gjici. Vllaznia do të luaj në Shkodër ndaj Laçit. Vendasit padyshim që synojnë vetëm 3 pikët për të vazhduar ecurin e mirë të javëve të para.  Në të gjitha rastet pritësit janë favoritë.Ndeshjet më të rëndësishme do të luhen luhen të dielën, dhe janë sfida mjaftë interesante si Teuta-Tirana, Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Lushnja. Të tre duelet janë përcaktuese për të mësuar skuadrat ë pretendojnë titullin dhe ato që nuk kanë mundësi të shfaqin më shumë vlera për të pretenduar trofe. Kuptohet që Skënderbeu ka avantazh fushën përballë Lushnjës, ashtu sikurse dhe shkodranët përballë kurbinasve.Në Durrës, kryesfida Teuta-Tirana, pritet me interes sidomos për reflektimin e bardhebluve që kanë marrë "kërcënime" nga drejtuesit për të reaguar në formën e duhur. Teuta nga ana e saj synon tri pikët për të ruajtur kreun dhe për t'u shkëputur në klasifikim, për të qenë kështu një pretendente. Sfidat janë të gjitha të hapura.