PSG, Blanc: Pa Tiago Silvën, vuajmë në mbrojtje
Kampionia e Francës, Paris Saint-Germain po vuan nga mungesa e kapitenit Thiago Silva, i cili është i dëmtuar. Ka qenë vet tekniku i parizienve që e ka konfirmuar këtë lajm gjatë një interviste. Kryeqytetasit morën 3 pikë në ndaj Valencies, ku goli i Cavanit, i treti për këtë sezon, mjaftoi për t'u kthyer në shtëpi me fitore. Nuk pati shkëlqim në lojën e kampionëve të Francës dhe sipas Blanc një nga arsyet kryesore është mungesa e brazilianit."Po vuajmë brenda dhe jashtë fushe për shkak të problemeve që kemi nga dëmtimet. Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë në çdo kuptim, por rëndësi ka që morëm 3 pikët që donim. Në Monaco humbëm shumë energji, kishim vetëm 3 ditë për të marrë veten dhe humbëm edhe Thiago Silvan. Gjithsesi pres më shumë nga skuadra"Te PSG, pavarësisht atmosferës nga dëmtimet, ka edhe arsye për t'u gëzuar dhe një prej tyre është lajmi i rinovimit të Ibrahimoviç, për të cilin Blanc përgëzoi drejtuesit që bindën suedezin të qëndrojë."Më jep kënaqësi kur shikoj lojtarë të mëdhenj që qëndrojnë te Parisi. Tregon ambicien e klubit dhe dëshirën e Ibrës për të vazhduar me këtë projekt"PSG do të tentojë të ruajë ecurinë e ndeshjeve pa asnjë humbje në kampionat, kur të presë në fundjavë ekipin e Toulouse që ndodhet në vendin e 11-të të klasifikimit. Nga ana tjetër duhet që të ruhet edhe hapi i Monacos që duket se nuk ka ndërmend të lëshojë pikë me Falkaon në sulm.