Interi fiton me përmbysje, "kap" Juventusin

Interi pa frikë mund të konsiderohet pretendent për titull këtë sezon në Serie A, pasi ka arritur të mposhtë edhe Fiorentinën. Zikaltrit arritën të përmbysin rezultatin pas disavantazhit në fraksionine  dytë të lojës.Skuadra e Maxarrit në kët ndeshje e nisi ndeshjen pa mbështetësit e saj më të zjarrtë por, kjo për zikaltrit nuk ishte problem pasi ishin rreth 50 mijë spektaktorë ata që nxitën një dominim të Interit në pjesën e parë me disa raste të rrezikshme të nisura nga një Ricky Alvarez i shkëlqyer.Pasi pjesa e parë mbeti pa gola, në pjesën e dytë Interi vazhdoi me dominimin e plotë të takimit deri në minutën e 60-të. Pas një ndërhyrje të Ranocchias, gjyqtari i takimit akordoi një penallti për Fiorentinën, të cilën e konvertoi në gol Giuseppe Rossi për 1-0. Interi më pas hodhi të gjitha forcat në sulm. Në lojë hyri edhe Icardi me talentin Mateo Kovacic. Dominiomi i madh i Interit u shpërblye me gol në minutën e 72-të, kur pas një rromuje në zonë ishte Esteban Cambiasso ai që me instiktin dhe veprimin e një sulmuesi realizoi për 1-1.Më pas vjollcët provjnë të reagojnë. Ishin Joaquin dhe Ilicic që për pak sa nuk realizuan deri në minutën e 83-të, ku Ricky Alvarez ndihmoi anësorin e djathtë, Jonathan, të realizonte për golin e dytë dhe gëzimin e madh të tifozëve në stadium. Me rezultatin 2-1 përfundoi eë gjithë ndeshja dhe Interi pas këtij rikthimi të jashtëzakonshëm mban vendin e dytë në tabelë me 13 pikë, po aq sa kanë edhe Napoli dhe Juventus. Ndërsa Roma me pikë të plota qëndron në krye të tabelës.