Manchester United eliminon Liverpulin nga “Capital One Cup”

Manchester Unitedi ka eliminuar Liverpulin nga Kupa e Ligës, e njohur si Capital One Cup, pas fitores 1-0 në “Old Trafford”.Mbrëmë ka qenë një natë magjike për Suarez që është rikthyer në fushat e blerta  pas jo më pak se 156 ditësh. Pas 30 minutash betejë në mesfushë nga të dyja palët, rrjetat heshtën. Djajtë e kuq luajtën më mirë, duke zotëruar topin por nuk ndërtojnë shumë edhe nga mungesa e holandezit, Robin Van Persi. Shinji Kagava e Luis Suarez, patën rastet për ekipet e tyre, po ashtu edhe Daniel Sturridge ishte në mundësi për ekipin e Roxhers.Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa në të dytën sapo filloi, Javier Hernandez e dërgoi topin në rrjetë për ta ndezur atmosferën në stadium. Skuadra e Roxhersit përpiqet të reagojë, por nuk bëhet e rrezikshme, ndërsa goditja nga jashtë zone e Kagavës trondit traversën.Në vazhdim pati një moment të dyshimtë penalltie për Redsat, pasi Kagawa e preku topin me dorë në zonë, por gjyqtari e vazhdoi lojën. Pas dy rasteve të njëpasnjëshme të humbura nga Nani, Kagava e goditi shtyllën. Të njëjtën gjë e bëri edhe Henderson nga ana tjetër.Presionin final e bëjnë sërish djemtë e Roxhers, por nuk mund të bëjnë dot asgjë. Goli i Chicharitos vendosi gjithçka në këtë sfidë. ManchesterUnitedi vazhdon garën dhe si kundërshtar të radhës do të ketë Noruiçin.