Juventus fiton ndaj Kievos

Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Chievos në “Stadio Antonio Bentegodi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.Konte e nis ndeshjen me turnover duke hedhur nga minuta e parë Jorenten dhe Kualjarelën dhe duke lënë në stol Tevezin. Edhe Isla me Peluzon i gëzohen shansit që kanë për tu hedhur nga minuta e parë. Bardhezinjtë dominojnë në lojë por nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra. Atë që se bëjnë Kampionët e Italisë e bëjnë vendasit që realizojnë të parët në minutën e 28-të me anë të Terut, që në hyrje të zonës shtang Bufonin. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.Në fraksionin e dytë të lojës, Konte hedh në fushë një skuadër të uritur për gol. Bardhezionjtë e gjejnë rrugën e rrjetës shumë shpejt, pas vetëm dy minutash me Kualjarelën që pas disa tentativave me kokë dhe këmbë e dërgon topin në rrjetë.Më pas, për golin e fitores u kujdes Alessandro Bernardini, i cili e dërgoi gabimisht topin e krosuar nga Pogba në portën e vet në minutën e 65-të. Deri në fund, rezultati nuk do të ndryshonte dhe Zonja e vjetër koleksionoi tre pikë me shumë vlerë në luftë për titullin kampion.