Ligue 1, fitojnë Monaco dhe PSG

Skuadra kampione e Francës, PSG u është kthyer fitoreve në kampionat pas barazimit në fundjavë me  Monacon. Skuadra  e drejtuar nga trajneri i njohur francez, Lauren Blanc, ka arritur fitore minimale 0-1 në ndaj  Valenciennes. Vendasit u rezistuan yjeve të Parisit vetëm për 45 minuta, pasi në kohën shtesë dorëzohen. Në minutën e dytë të shtesës, është Zlatan Ibrahimoviç që jep një top për Edison Kavanin që e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me një avantazh minimal.Në fraksionin e dytë të lojës, kryeqytetasit dominojnë lojën dhe krijojnë të tjera raste shënimi, por pa mundur të gjejnë një tjetër gol. Ndërsa edhe vendasit mundohen të barazojnë por nuk ja dalin.Monaco e ka rimarrë vendin e parë në tabelën e Ligue 1 pas fitores ndaj Bastias me rezultat 3-0. Skuadra e Ranierit, luajti me formacionin më të mirë ndërsa Falcao tregoi edhe njëherë që është në një formë të shkëlqyer. Riviere e hapi serinë pas 39 minutash lojë. Dy minuta më vonë ishte Radamel Falcao ai që shënoi për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.Një minutë para fundit, ishte sërish Falcao që realizoi golin e dytë në këtë takim për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar. Pas kësaj fitoreje, Monaco ka 17 pikë në krye të tabelës së Ligue 1, me dy pikë më shumë se PSG.Në ndeshjet tjera, Lyoni zhgënjeu ndaj Ajaccios duke u mundur me rezultat 2-1 dhe pas shtatë javësh renditet në vendin e nëntë me dhjetë pikë.