Bayerni i pamëshirshëm, “poker” në Kupë

Bayerni Mynihut është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 4-1 kundër Hannoverit në “Allianz Arena”. Vendasit kaluan në epërsi pas 17 minutash, kur pas një harkimi të Xherdan Shaqirit, Thomas Muller e dërgoi topin në rrjetë.Dhjetë minuta më pas (27'), pas një gjuajtjeje nga këndi, Claudio Pizarro mori një harkim nga Dante për ta dyfishuar epërsinë. Pas 10 minutash u shënua një gol tjetër. Këtë herë ishin miqtë që shënojnë me anë të  Didier Ya Konan (37'). Në fraksionin e dytë të lojës Bajerni u rikthye sërish i frikshëm si në minutat e para të takimit.Mesfushori shqiptar vazhdoi të ishte i rrezikshëm gjatë gjithë sfidës dhe pasi krijoi raste të njëpasnjëshme në portën kundërshtare, dha një assist për Thomas Muller, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë takim (64'). Franck Ribery, hyri në fushë në pjesën e dytë dhe u regjistrua në listën e golashënuesve për golin e katërt në minutën e 78-të.Në raundin e tretë është kualifikuar edhe Eintracht Frankfurti pas fitores prej 2-0 ndaj Bochumit. Kaiserslauterni që luan në Bundesliga 2 e eliminoi Hertha Berlinin (3-1), ndërsa Schalke ka mundur  Darmstadtit (3-1).Turi i tretë i Kupës së Gjermanisë mund të rezervojë edhe përballje gjigandësh, pasi të gjitha ekipet mund të ndeshen me njëra-tjetrën. Ndaj nëse fati dëshiron mund të rezervojë edhe një duel Dortmund-Bajern.