Conte kërcënon Pirlon: Kush sillet keq, një muaj jashtë!
Nuk janë thjesht fjalë ato që përforcojnë dyshimet për një ftohje të mundshme mes Juventusit dhe mesfushorit Andrea Pirlo. Palët duken se nuk janë më në marrdhënien e tyre të dikurshme, pas episodit të mesfushorit Italian, që e la fushën dhe nuk shkoi në stolin e rezervave por menjëherë në dhomat e zhveshjes. Një xhest që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit që ka vendosur rregulla të reja."Atëherë nuk ka qenë por tashmë do të jetë ky rregull, që vlen për të gjithë. Nëse lojtari zëvendësohet, duhet të qëndrojë në pankinë bashkë me shokët e tjerë për të ndjekur ndeshjet. Nëse nuk e respekton këtë rregull, do të gjobitet dhe përjashtohet për një muaj".Fjalë mëse të qarta për këdo nga futbollistët e Juventusit mbi të gjitha për Pirlon që tashmë duhet të fillojë ti mendojë më mirë veprimet e tij. Pasi Pogba është gati t'ja rrëmbej vendin. Ai foli dhe për sfidën ndaj Kievos."Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe do të përpiqemi ti bëjmë gjërat mirë. Në garë janë shumë skuadra të tjera dhe të them të drejtën nuk e prisja që Napoli e Interi, Roma dhe Fiorentina të ishin në këto nivele. Tevez ka rritur nivelin e skuadrës, por edhe nëse ai nuk luan kemi lojtarë të tjerë me të cilët kemi fituar dy kampionate, prandaj jemi shumë të qetë. Në tre ndeshje e kemi parë veten në disavantazh dhe shpresoj që të mos na kthehet në ves".Një temë tjetër e prekur nga tekniku është edhe kalendari i ngjeshur, duke theksuar se çështja e rotacionit është shumë delikate, pasi ndryshimet nuk duhet të prishin ekuilibrat e skuadrës.Në portë do të rikthehet Bufon. Kielini dhe Lishtejner do të futen në pozicionet e tyre, ndërsa Ogbona këtë herë do të zëvendësoj Barzajlin. Ndërsa Markizio me shumë mundësi do ta nis nga minuta e parë. I sakrifikuari do të jetë Pirlo, ndërsa Vidal, Pogba, Asamoah do ta nisin nga minuta e parë. Në sulm me shumë mundësi do të ketë rotacion. Këtë herë nga minuta e parë do ta nisin Vuçiniç dhe Jorente. Pas katër javëve të para të kampionatit, Juventusi ka grumbulluar 10 pikë, aq sa Fiorentina dhe Inter.