Gallatasaray shkarkon Terimin

Ka përfunduar edhe qëndrimi i tretë i Fatih Terimit në postin e trajnerit të Galatasarayt, pasi klubi vendosi t'i ndajë rrugët me 60-vjeçarin, pas një takimi dyorësh në Turk Telekom Arena që u zhvillua të martën.Trajneri legjendar turk e udhëhoqi klubin deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar me transferimet e mëdha, si Didier Drogba dhe Uesley Sneijder, që luajtën rol të rëndësishëm. Mirëpo, në ndeshjen e parë të fazës grupore këtë sezon, ata u mundën në shtëpi nga Real Madridi me rezultat 1-6.Galatasaray gjendet në vendin e 11-të në Superligën turke me një ndeshje pothuajse të fituar kundër Besiktasit (2-1), e cila u ndërpre në fund pasi tifozët hynë në stadium. Terim ka qenë njëkohësisht edhe trajner i përkohshëm i kombëtares së Turqisë, pas shkarkimit të Abdullah Avci këtë vit, ashtu që do të vazhdojë ta ushtrojë vetëm atë detyrë.Gjatë karrierës si trajner, strategu turk e ka fituar gjashtë herë Superligën turke me Galatasarayn dhe një herë Kupën UEFA (duke mposhtur Arsenalin pas penaltive në finalen e sezonit 1999/2000), ndërsa Turqinë e ka kualifikuar deri në gjysmëfinale të Euro 2008 ku u eliminua nga Gjermania.