Kupa e Ligës në Angli, fitojnë skuadrat e mëdha

Skuadrat e mëdha në Angli, dje kanë bërë detyrën në ndeshjet e Kupës së Ligës, duke fituar.  Siti, Chelsea dhe Totenhemi kanë bërë detyrën nw takimet e tyre.Ekipi i drejtuar nga Maunel Pelegrini, fitoi me Manita në shifrat 5-0 ndaj Viganit. Edin Dzeko hapi serinë e golave në minutën e 33-të. Në fraksionin e dytë të lojës u shënuan edhe katër gola të tjerë. Dy gola të Jovetiç, një i Ture dhe një i Navas, ishin të mjaftueshëm për një fitore të thellë për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Ligës.Edhe Chelsea vazhdoi në rrugën e fitoreve duke arritur një fitore të pastër në fushën e “Suidon Towns”. Skuadra e Murinjos kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Fernando Torres, ndërsa Ramires pas vetëm 6 minutash dyfishoi rezultatin.Në fundjavë blutë i pret në ndeshje ferri ndaj Totenham, e cila arriti të kalojë me sukses edhe pengesën Aston Vila. Skuadra e drejtuar nga Vilas Boas fitoi në shifrat 4-0. Rezultati zhbllokohet vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë me Defoe. Në fraksionin e dytë të lojës Paulinjo, Kadil dhe në fund sërish goleadori Defo dërgojnë shifrat në 4-0 që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës.