Allegri: Balotelli gaboi, penalizoi skuadrën dhe tifozët
Te Milan ka vetëm një çështje dhe një problem që quhet Mario Baloteli. Në prag të sfidës ndaj Bolonjës, trajneri i kuqezinjve gjatë gjithë konferencës për shtyp thuajse ka folur për sulmuesin italian. Shumë gjëra si kanë pëlqyer, dhe ka lëshuar edhe shumë këshilla në drejtim të tij."Në këto situata duhet të bëjmë dy vlerësime. Së pari ka të bëjë me sjelljen e Mario Balotelit, sepse në takimin e fundit me federatën e arbitrave është kërkuar më shumë respekt ndaj arbitrave. Sjellja e tij është e gabuar. Lojtarët e Milanit nuk duhet të bëjnë gjëra të tilla. Mario gaboi, pasi penalizoi skuadrën dhe tifozët dhe vendimi për të mos apeluar është i qartë. Shoqëria i dha një sinjal të fortë. Por nga ana tjetër na duhet edhe që ta tolerojmë. Kundër Napolit pësoi shumë faulle. Mario është 23 vjeç, nuk është më një fëmijë. Ai ka potencialin e një kampioni, por për të qenë i tillë duhet që të ketë dhe sjelljen e duhur, duke qenë një shembull për të gjithë fëmijët që e shohin."Ai më pas foli edhe për lojtarët që pritet të ketë në dispozicion ku do ti gëzohet rikthimit të El sharaëy, që mund të rikuperohet për Sampdorian ose për Ajaksin dhe kundër holandezëve mund të rikthehen edhe Montolivio dhe De Shiljo. Ishte vetë Allegri ai që e konfirmoi. Gjithsesi grupi mbetet i reduktuar dhe trajneri i Milanit ka grumbulluar vetëm 20 lojtarë. Trajneri livornez mendon vetëm për Bolonjan dhe kërkon mospërsëritjen e gabimeve."Ndaj Bolonjës na pret një takim i vështirë. Duhet të jemi më të vëmendshëm. Nuk dua të shikoj më gola të pësuar në goditje standarte. Përveç 6 minutave të para kundër të kaltërve zhvilluam një ndeshje të mirë dhe jo rastësisht më i miri në fushë ishte Reina. Më shqetësuese ishin ndeshjet kundër Veronas dhe Torinos."Për formacionin ka pak vend për dyshime, pasi 11-shja është thuajse e përcaktuar."Duhet të vlerësoj se kush do të luajë mes Birsa dhe Niang si dhe më duhet të zgjedh një mes Muntarit dhe Nocerinos në mesfushë. E dimë që kemi përpara një ndeshje të rëndësishme edhe pse nuk do të jetë vendimtare për kampionatin. Duhet të marrim rezultatet pozitive dhe ti afrohemi kreut të klasifikimit. Do të na duhet pak kohë siç ndodhi dhe vitin e kaluar. Gjithsesi nëse luajmë si kundër Napolit, vështirë se do të humbasim".Alegri pritet të hedh në fushë këtë 11-she me skemën 4-3-1-2.Në portë do të jetë Abiati, në mbrojtje Abate, Zapata, Mekses dhe Konstant, në mesfushë Poli, De Jong dhe Noçerino, ndërsa treshja e sulmit do të jetë Birsam Matri dhe Robinjo.Milan pas javës së katërt ndodhet në vendin e 12-të me vetëm 4 pikë.