Mourinho ende nuk e di formacionin ideal për skuadrën

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka pranuar se akoma nuk e di se cili është formacioni i tij më i fortë, prandaj ka kërkuar nga lojtarët që ta dëshmojnë veten. Trajneri portugez u kthye në “Stamford Bridge” në muajin korrik, ndërsa deri më tani Blutë kanë pasur një formë të paqëndrueshme.50-vjeçari pritet t'ua japë rastin edhe mbrojtësve të krahut, Cesar Azpilicueta dhe Ryan Bertrand, në ndeshjen e Capital One Cup kundër Swindon Towrn, po ashtu pritet të angazhojë edhe Juan Matan dhe David Luizin nga minuta e parë."Padyshim që nuk e di, por lojtarët duhet të mi japin përgjigjet. Nuk mund të gërrmoj dhe gërrmoj dhe gërrmoj për të kërkuar skuadrën më të mirë. Lojtarët duhet të më japin reagimin e duhur. Nëse dikush pret që t'ia jap fanellën për shkak të statusit dhe historisë, këtë të mos e presë. Kuptohet që kam dyshime në disa pozita dhe mendoj se është normale".Portugezi, edhe kur gjendet në vështirësi, nuk harron të thumbojë mediat. Duke iu referuar kritikave të fundit, sidomos pas humbjes me Bazel në Ligën e Kampioneve, Mourinho ka thënë se përgjegjës për kritikat e shumta është vetë ai. Kjo, pasi sipas Murinjos, ai i ka mësuar gazetarët vetëm me fitore."Ky është faji im. Kur fiton një herë në dhjetë vite, njerëzit nuk presin shumë nga ty, por kur fiton në 10 vite një pas një, njerëzit presin shumë. Unë jam fajtor për këtë dhe i pranoj kritikat".