Baloteli pezullohet tre javë, mungon ndaj Juves
Ka ardhur një tjetër goditje për Milanin. Pas 11 dëmtimeve të fillimit të sezonit, Masimiliano Alegri humbet për tre javë lojtarin e saj më të fortë. Mario Baloteli është skualifikuar nga gjykata sportive 1 javë për dy kartonat e verdhë dhe dy javë për reagimin e ashpër ndaj gjyqtarit të takimit.Milani do të apelojë në gjykatën federale por do të jetë shumë e vështirë për të zbutur pezullimin pasi në ndryshim nga sezoni i kaluar, ku në Firence u pezullua për 3 javë më pas u reduktua në dy. Dje ai jo vetëm e ka ofenduar por ka ushtruar presion të madh verbal mbi të.Juventusi po shndërrohet në një fat të keq për Balotelin sepse në këtë moment, lojtari i Milanit humbet sfidën ndaj Bolonjës, ndeshjen ndaj Sampdorias dhe transfertën e Torinos ndaj bardhezinjve, njëlloj si në prill.Por nuk ka marr fund këtu. Për herë të parë në historinë e saj është dënuar edhe tifozeria e zjarrtë e Milanit për sjellje raciste kundër Napolit, në ndeshjen e humbur pardje 2-1. Në ndeshjen kundër Sampdorias, Milant do ti duhet të bëjë edhe pa tifozët më të zjarrtë të saj.Milan po vuan sërish reagimet e Balotelit, që ishte nervoz jo vetëm për penalltinë e gabuar, por edhe për disa vendime të arbitrit kryesor, Banti. Në një 11-metërsh të dytë të pa akorduar, një faull nga mbrapa i Britos, dhe një ndërhyrje e gabuar nga Behrami.