Ronaldo: Vlera e futbollistëve caktohet në fushë, jo në merkato

Ish-ylli brazilian i futbollit, Ronaldo, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me ndryshimet e këtij viti në kampionatin spanjoll, duke nisur nga lënia në bankinë e Kasijasit, blerja e Bejlit apo dyshja e sulmit te Barcelona, Nejmar-Mesi.Fillimisht dy herë fituesi i "Topit të Artë" u ndal te rivaliteti që ekziston për portën e 'klubit mbretëror”."Kasilas është në një pozicion delikat. Nuk është më në të njëjtin nivel si më parë, por gjithsesi mbetet një prej portierëve më të mirë në histori dhe pavarësisht se Diego Lopez ia ka zënë vendin, ai e ka mbajtur gjithmonë pranë. Gjithsesi duhet të pranojë se Lopez po zhvillon një edicion fantastik. E sigurt është që Ançeloti nuk do të ketë vështirësi këtë vit për portën".Duke folur për blerjen e Geret Bejlit, braziliani ka thënë se shifrat e mëdha të parave në transferimin e një lojtari nuk përcaktojnë cilësitë e tij:"Afrimi i Bejlit ka krijuar një iluzion të madh. Unë do ta ndjek dhe shpresoj që ai të zhvilloj një vit të madh futbollistik. Sigurisht që me para gjithçka është më e thjeshtë, por paratë nuk i përcaktojnë detyrimisht cilësitë e një futbollisti. Në futboll sado të paguhesh nuk mund të japësh më shumë sesa vlen, gjithsesi Bejl më pëlqen"Braziliani nuk e harroi as dyshen e sulmit të Barcelonës, Nejmar - Mesi: "Futbollistët e mirë kuptohen gjithmonë me njëri-tjetrin. Nejmar fillimisht do të hasë disa vështirësi por unë besoj se ardhja e tij në Evropë është diçka e mirë. Në Brazil do ta kishte më të vështirë që të përmirësohej, ndërsa këtu futbolli është më i ashpër dhe më rivalizues".Në fund Ronaldo dha dhe një mendim të tijin lidhur me fituesin e mundshëm të Ligës së Kampionëve në këtë edicion."Barcelona dhe Reali për mua mbeten favorite kryesore në këtë garë, por duhet vlerësuar edhe paraqitjet e klubeve gjermane, që një vit më parë i bënë gjërat shumë mirë duke mbërritur deri në finale".