Mata dhe Torres te Barcelona?
Dy spanjollët Juan Mata dhe Fernando Torres, të cilët nuk po gjejnë hapësira tek Chelsea, mund të largohen tek katalanasit, ku mund të sigurohet edhe një aktivizim më i rregullt me Tata Martinon.Ndërkohë që kontrolli i topit nga Barcelona në sfidën ndaj Rayo Vallecanos është kthyer në një çështje, drejtuesit e blaugranave punojnë në merkato. Sipas të përditshmes “Sport”, katalanasit kanë evidentuar zëvendësuesin e Montoyas, në rast se mbrojtësi vendos të largohet. Është Cesar Azpilicueta, ai që pritet të marrë rolin e alternativës së Dani Alves. Mbrojtësi i Chelseat është lehtësisht i arritshëm, pasi Mourinho nuk do të bëhej pengesë për këtë transferim. Po tek blutë e Londrës shihen edhe disa alternativa në merkato.Ndërsa Barcelona mendon për tu fuqizuar, vjen edhe kundërsulmi nga Anglia për Andres Inesta. Spanjolli i tha "Jo" ofertës së parë të katalanasve prej 12 milionë Eurosh në sezon, kërkon 17 milionë Euro dhe Premier League është gati t'i japë gjithçka do. Siç bën të ditur e përditëshmja britanike "Daily Star", si Manchester United dhe Manchester City kërkojnë me ngulm mesfushorin spanjoll. Nga ana e tyre Djajtë e Kuq që tentuan të firmosin me Fabregas këtë verë, mbeten të impenjuar për të marrë në "Old Traford" një tjetër futbollist me klas, të jashtëzakonshëm për mesfushën, dhe David Mojes është i gatshëm të shpenzojë pa kursim për t'ja arritur këtij qëllimi.Ajo që është e sigurt është se Iniestës i skadon kontrata në 2015-ën dhe shumë shpejt do të jetë perla e madhe e merkatos nëse klubi katalanas nuk ia rinovon kontratën. Tratativat mes Barcelonës dhe Iniestës nuk janë aspak të lehta pasi futbollisti dëshiron të bëhet me marrëveshjen e re, futbollisti i dytë më i paguar në botë.Mbetet për tu parë se deri ku janë të gatshme për ta tërhequr litarin në këtë luftë negociatash të dyja palët. Në Manchester dhe në Londër janë të gatshëm për të përfituar.