Perez: Reali vlen më shumë se Unitedi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 14:59
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se klubi i tij do të përfitonte më shumë në bursë sesa Manchester Unitedi.Sipas Forbes, Manchester Unitedi vazhdon ta ruajë pozitën e parë si klubi më i vlefshëm sportiv në botë.Nëntëmbëdhjetë herë kampioni i Anglisë është vlerësuar përpara kampionit të Spanjës që zë vendin e dytë në listë, por kështu nuk mendon shefi i Los Blancos.“Në qoftë se do të shfaqeshim në bursë, ne do të vlenim më shumë se Manchester Unitedi, ju siguroj për këtë”, ka deklaruar Perez.