Roma fiton derbin, Inter “tërmet 7-ballësh” ndaj Sassuolos

Roma ka triumfuar në derbi ndaj Lazios dhe qëndron në krye të Serie A me 12 pikë të plota pas 4 javëve kampionat.Një gol i mbrojtësit Balzaretti dhe një i Adem Ljajic me penallti në fundin e ndeshjes, i mjaftuan verdhekuqve për të fituar ndeshjen me të rëndësishme të vitit dhe të çmendin tifozët e tyre. Si gjithmonë, derbi i Romës ka qenë luftë gjatë gjithë 90 minutave, por romanët kanë qenë në një ditë më të mirë, duke bërë që skuadra e Canës dhe Berishës të ndalet në kuotën e 6 pikëve.Inter ka shkatërruar Sassuolon në ndeshjen e javës së katërt të Serie A. Djemtë e Walter Mazzarrit kanë triumfuar thellë, 0-7 në transfertë, përballë vendasve që nuk mundën të bënin asgjë. Interi është në kulmin e formës. Zikaltrit e konfirmuan këtë edhe në ndeshjen e djeshme, ku u treguan të papërmbajtshëm ndaj Sassuolos, ndaj së cilës fituan me rezultat të thellë 7-0.Serinë e golave për ekipin e Valter Mazzarrit e ka hapur Rodrigo Palacio në minutën e shtatë, ndërsa Saphir Sliti Taider e shtoi epërsinë e miqve në minutën e 23-të. Raffaele Pucioni shënoi autogol në minutën e 33-të, për të mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-3.Në pjesën e dytë, serinë e golave e vazhdoi Ricardo Alvarez në minutën e 53-të, ndërsa Diego Milito e festoi rikthimin në fushë me dy gola të shënuar, në minutën e 63-të dhe atë të 83-të. Zikaltrit nuk mjaftohen me kaq dhe shënojnë edhe një tjetër gol. Në listën e golashënuesve u shtua edhe emri i Esteban Cambiasso, me golin e realizuar në minutën e 75-të. Falë kësaj fitoreje, Interi është ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë aq sa Juventus dhe Fiorentina.Valter Maxarri duket se po hap një tjetër epokë për Interin duke e kthyer në majat më të larta të futbollit Italian.