Manchester City “dërrmon” Manchester Unitedin
Manchester City ka “dërrmuar” Manchester Unitedin të dielën në "Etihad", në derbin lokal, duke fituar bindshëm 4-1.Ndeshja ishte një betejë e fort që vendosi përballë dy rivalë të betuar. Loja u zhvillua shumë e fortë në mesfushë ku Siti ishte edhe më dominues, duke i dhënë një leksion Kampionëve në fuqi.Stadiumi "Etihad" shpërtheu vetëm pas 15 minutash lojë, kur Kun Aguero zhbllokoi rezultatin në favor të Cityt. Ndërkohë, në minutën e fundit të pjesës së parë, Yaya Toure, dyfishoi avantazhin e skuadrës së Pellegrinit në 2-0. Skuadra e drejtuar nga spanjolli edhe në pjesën e dytë u tregua më e vendosur për të kërkuara golin, ndryshe nga "Djajtë e Kuq" të cilët në këtë ndeshje zhgënjyen me paraqitje të dobët.Vetëm pas dy minutave lojë në këtë fraksion të ndeshjes, sërish në skenë del argjentinasi Aguero, i trefishon epërsinë e City në 3-0, duke ndezur përsëri stadiumin.Goditjen e fundit Unitedit ia jep Samir Nasri (50), duke shënuar golin e katërt për Cityn, kurse e gjitha ajo që bëri skuadra e David Moyes në këtë ndeshje ishte goli i nderit të cilën e realizoi Wayne Rooney (87).